Indeksi i prodhimit në Eurozonë bie në 52.2
Bruksel, 3 qershor - Indeksi i Prodhimit në Eurozonë ka rënë në 52.2 në maj, duke shënuar nivelin më të ulët në 6 muaj, u njoftua nga Markit.
Indeksi i majit është më i ulët se indeksi i prillit 53.4, duke shënuar një ngadalësim në rimëkëmbjen e Eurozonës.
Kjo tkurrje e PMI-së pasqyron një ngadalësim në zgjerimin e prodhimit, porosive të reja dhe punësimit.
Të dhënat tregojnë se disa vende në Eurozonë nuk kanë patur performancë të mirë në maj.