Indeksi i prodhimit industrial turk vazhdon të rritet
Athinë, 9 korrik - Sipas shifrave që ka publikuar Instituti i Statistikave të Turqisë (TUIK) prodhimi industrial i korrigjuar nga ndikimet kalendarike në krahasim të njëjtin muaj të vitit të mëparshëm ka shënuar një rritje prej 3,3 për qind.
Indeksi i prodhimit industrial në muajin maj u rrit me 3,3 për qind.
Instituti i Statistikave të Turqisë (TUIK) publikoi shifrat në lidhje me indeksin e prodhimit industrial për muajin maj 2014.
Sipas kësaj prodhimi industrial i korrigjuar nga ndikimet kalendarike në krahasim të njëjtin muaj të vitit të mëparshëm ka shënuar një rritje prej 3,3 për qind.
Kurse prodhimi i korrigjuar nga ndikimet sezonale dhe kalendarike në krahasim me muajin e mëparshëm është ulur me 1 për qind.
Rënia më e madhe në grupet kryesore të industrisë është regjistruar në prodhimin e mallrave kapitale.
Në industrinë e prodhimit rritja më e lartë është shënuar në produktet e duhanit, kurse rënia më e madhe është regjistruar në prodhimin e mjeteve të transportit.
Ministri i Ekonomisë, Nihat Zeybekçi në vlerësimin që u bëri shifrave të prodhimit industrial për muajin maj tha: Realizimet janë pak më të ulëta se sa pritshmëritë, por po ti krahasojmë me mesataren botërore, shifrat janë të suksesshme.