23 Dhjetor 2024

Indeksi i prodhimit industrial në Turqi u rrit me 9,4 për qind

Ankara, 11 tetor - Instituti i Statistikave të Turqisë (TUIK) publikoi përfundimet e indeksit të prodhimit industrial për muajin gusht 2016.

Sipas të dhënave të fundit në muajin gusht indeksi i prodhimit industrial i korrigjuar nga ndikimet e stinës dhe ato kalendarike është rritur me 9,4% në krahasim me muajin korrik.

Ndërsa prodhimi industrial i korrigjuar nga ndikimet stinore dhe kalendarike në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar është rritur me 2,2%.  

Ndërsa indeksi i prodhimit industrial i pakorrigjuar nga ndikimet për të njëjtën periudhë (gusht 2016) është rritur në nivelin 2,8% në krahasim me gushtin 2015.

Rritjen e indeksit të prodhimit industrial të pakorrigjuar nga ndikimet për këtë periudhë, gusht 2016, ekonomistët e kishin parashikuar 3,6%.

Ndërsa në bazë vjetore indeksin e prodhimit industrial të korrigjuar nga ndikimet kalendarike, ekonomistët e kishin parashikuar 3,4%, kurse rritjen e indeksit në bazë mujore të korrigjuar nga ndikimet e stinës dhe kalendarike e kishin parashikuar me 2,1%.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)