Indeksi i çmimeve të prodhimit në Kosovë është më i lartë për 0.1 për qind
Indeksi i tërësishëm i çmimeve të prodhimit në Kosovë është më i lartë për 0.1% në TM4 2018, krahasuar me TM3 2018.
Ngritje më të mëdha sipas degëve të veprimtarive ekonomike vërehen te: nxjerrja e xehes së metalit 6.5%; përpunimi i prodhimeve ushqimore 3.0%; prodhimi i lëkurës dhe prodhimeve prej saj 1.1%; energjia elektrike, gazi, avulli dhe furnizimi me ajr të kondicionuar 0.4%; prodhimi i pijeve 0.1%; prodhimi i letrës dhe prodhimeve prej saj 0.1%; dhe prodhimet kimike 0.1%.
Ngritja u neutralizua me rënien e çmimeve te: prodhimi i metaleve -5.3%; prodhimi i pajisjeve elektrike -3.3%; druri dhe prodhimet e drurit dhe të tapës, përveç mobiljeve, prodhimi i artikujve nga kashta dhe materialeve të gëshetuara – thurëse -2.3%; prodhimi i makinerisë dhe pajisjeve p.k.t -1.5%; prodhimet minerale jometalike -0.7%; xeheroret dhe guroret e tjera -0.6%; prodhimet e fabrikuara metalike, përveç makinerisë dhe pajisjeve
-0.5%; prodhimi i mjeteve motorike të transportit, rimorkiove dhe gjysmë rimorkiove
-0.1%; dhe prodhimet e gomës dhe të plastikës -0.1%.
Ndërkaq, krahasuar TM4 2018 me TM4 2017, çmimet e prodhimit u ngritën në një mesatare prej 1.3%.
Ngritje më të mëdha, sipas degëve të veprimtarive ekonomike, vërehen te: prodhimet minerale jometalike 5.8%; prodhimi i makinerisë dhe pajisjeve p.k.t 5.8%; prodhimi i metaleve 4.2%; prodhimi i mobiljeve 3.9%; përpunimi i produkteve ushqimore 3.8%; prodhimi i pijeve 3.8%; prodhimi i mjeteve motorike të transportit, rimorkiove dhe gjysmë rimorkiove 3.2%; prodhimi i letrës dhe prodhimeve prej saj 1.4%; prodhimet e gomës dhe të plastikës 1.1%; grumbullimi, trajtimi dhe furnizimi me ujë 0.8%; dhe energjia elektrike, gazi, avulli dhe furnizimi me ajër të kondicionuar 0.1%.
Ngritja u neutralizua me rënien e çmimeve te: nxjerrja e xehes së metalit -10.3%; prodhimi i pajisjeve elektrike -6.9%; prodhimet kimike -2.5%; druri dhe prodhimet e tij, si dhe të tapës, përveç mobiljeve: prodhimi i artikujve nga kashta dhe materialeve të gëshetuara – thurëse -2.4%; prodhimet e fabrikuara metalike, përveç makinerisë dhe pajisjeve -2.0%; prodhimi i lëkurës dhe prodhimeve prej saj -1.3%; dhe xeheroret dhe guroret e tjera
-0.8%.