26 Dhjetor 2024

Inaugurohet rezervuari i ri i ujit në Gjilan

Prishtinë, 20 qershor - Qeveria e Kosovës me Qeverinë Zvicerane, nëpërmjet Ambasadës së Zvicrës kanë realizuar një sërë projektesh në sektorin e ujërave, ku hyn edhe ky rezervar i ujit i cili në rastet e thatësirave që mund të tangojnë Gjilanin dhe Ferizajn, do të jetë një rezervë që nuk do të lejojë të vij deri te kriza e ujit, ka deklaruar Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli.

Këto komente Ismajli i bëri me rastin e inaugurimit të rezervuarit të ujit në Gjilan ku morën pjesë Ambasadorja e Zvicrës në Prishtinë, Krystyna Marty Lang, kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri, kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, dhe drejtues të KRU-ve, Hidromorava dhe Biforkacioni.

Me këtë rast Ministri Ismaji ka falënderuar Qeverinë Zvicerane për investimet që ka bënë që nga viti 1999 në sektorin e ujit dhe trajtimin e ujërave të zeza, duke e vlerësuar këtë vend lider në zhvillimin e infrastrukturës që lidhet me shëndetin e popullatës dhe mirëqenien e qytetarëve të Kosovës .

Nga ana e saj, Ambasadorja e Zvicrës, Krystyna Marty Lang tha se projekti që po inaugurojnë është një investim në furnizim me ujë të pijes, infrastrukturë ujore për të dy qytetet Ferizaj dhe Gjilan.

Sipas saj, ky projekt ka siguruar furnizimin e ujit të pijes e mbi të gjitha cilësinë e jetës së qytetarëve të këtyre dy qyteteve, e po ashtu ndikon në përmirësimin e stabilitetit socio -ekonomik në këtë rajon. Ajo tha se Qeveria Zvicerane ka investuar deri më tash 45 milionë franga zvicerane në këtë sektor dhe do të vazhdojë të jetë prezent me investime dhe në periudhën e ardhshme në këtë sektor.

Ndërkaq,  Muharrem Svarqa - Kryetar i Komunës së Ferizajt duke falënderuar Zvicrën për investimet në sektorin e ujit tha se kjo ka bërë që në zonat rurale me zgjidhjen e problemit të ujit të pijes të eliminohet arsyet për zhvendosjen e fshatarëve në qytet.

Lutfi Haziri – Kryetar i Komunës së Gjilanit shtoi se 20 qershori shënon 15 vjetorin e prezencës dhe investimeve zvicerane në komunën e Gjilanit, e cila fillimisht erdhi përmes SDF në sanimin e vendbanimeve të dëmtuara nga lufta, për të vazhduar me programe të bujqësisë dhe investime jashtëzakonisht të mëdha në sektorin e ujërave.  



 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)