23 Dhjetor 2024

Inaugurohet impianti për trajtimin e ujit në Badovc

Prishtinë, 9 mars - Sot u bë inaugurimi i impiantit për trajtimin e ujit të pijshëm në Badovc, si pjesë e projektit për furnizim të pandërprerë me ujë të pijshëm në Prishtinë.

Kryetari Shpend Ahmeti, në emër të qytetarëve të Prishtinës falënderoi Komisionin Evropian, Qeverinë gjermane dhe KFW-në për ndihmën e dhënë në këtë projekt, me ç’rast theksoi se për realizimin e plotë të tij Komuna e Prishtinës ka investuar 5 milionë euro, po aq sa Qeveria e Kosovës.

“Falënderoj veçanërisht drejtorin e Kompanisë “Ujësjellësi Rajonal Prishtina”, Ilir Abdullahun, me të cilin kemi bashkëpunim të shkëlqyeshëm, si dhe të gjithë punëtorët e e kësaj kompanie për punën që po e bëjnë. Besoj që edhe qytetarët do ta shpërblejnë këtë punë, me pagesa më të rregullta për ujin. Së bashku, do të shkojmë drejt projekteve të reja, ashtu që ta përmirësojmë edhe më tutje edhe furnizimin edhe cilësinë e ujit”, theksoi Ahmeti.

Ai më tej shtoi se këto kapacitete të Badovcit, si dhe kapaciteti shtesë për 700 litra në sekond që do funksionalizohet së shpejti, do të bëjnë që Prishtina dhe shumica e komunave për të cilat shërben Ujësjellësi Rajonal Prishtina, të kenë furnizim të pandërprerë me ujë të pijshëm.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)