Impreza e re, më kursimtare dhe më e gjerë
New York, 26 prill - Subaru America njoftoi se premiera botërore e Subara Impreza-s së re në versionin limuzinë me katër dhe pesë dyer do të jetë në New York International Auto Show 2011 i cili mbahet nga 22 prill deri më 1 maj. Bëhet fjalë për versionin i cili shitet në kontinentin amerikan.
Prodhuesi japonez deklaroi se Impreza e re do të jetë më kursimtarja nga të gjitha limuzinat me tërheqjen konstante në të gjitha rrotat të cilat shiten në tregun amerikan.
Subara Impreza e re me një galon karburant, që është e barabartë me rreth 4.5 litra, mund ti kalojë 36 mile.
Kjo i përgjigjet harxhimit mesatar prej rreth 6.5 l/100km. Me harxhimin e ultë të karburanteve, prodhuesi japonez te limuzina e re e Impreza-s e potencon edhe gjerësinë më të madhe.
Si mund të shihet edhe nga fotografitë e para që janë lëshuar nga fabrika të versioneve serike të Impreza-s me katër dyer, dizajni bazohet në konceptin e Impreza-s i prezantuar në Los Angeles Auto Show në fund të vitit 2010.
Subara Impreza në version limuzinë me katër dhe pesë dyer edhe më tutje e vë në funksion motori boxer me benzinë dhe naftë i cili e ka fuqinë më të madhe prej 150 KF.
Cilin ndërrues e shfrytëzon versioni serik për tani është e panjohur, ndërsa koncept Impreza ishte i pajisur me ndërruesin CVT.