26 Dhjetor 2024

“Hyundai” investon 61 miliardë euro në teknologji dhe prodhim

Seul, 7 janar - Prodhuesi koreanojugor i makinave “Hyundai Motor” njoftoi se do të investonte 80 700 miliardë uons (61 miliardë euro) deri në vitin 2018 për prodhimin jashtë vendit dhe për zhvillimin e automjeteve të gjeneratës së re.

“Hyundai” synon të injektojë 49 100 miliardë uons në zhvillimin e njësive të saj të prodhimit jashtë Koresë së Jugut dhe 31 600 miliardë për kërkime dhe zhvillim (R&D).

Prodhuesi i pestë botëror, penalizuar nga dobësimi i jenit japonez duke favorizuar konkurrentët japonezë në eksport, do të injektojë 20 200 miliardë uons në vit për shpenzimet në infrastruktura dhe në kërkime dhe zhvillim (R&D) kundër 14 900 miliardë në vitin 2014.

“Këto investime rekord do të na mundësojnë të sigurojmë dominimin e teknologjive themelore në prodhimin e veturave ekologjike, veturave inteligjente dhe automjeteve të tjera të gjeneratës së re”, theksoi grupi në një komunikatë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)