Hyundai i10 i ridizajnuar
Tokio, 18 dhjetor - Viti 2011 për modelin Hyundai i10 sjell edhe ndryshime në dizajn, ku pjesa e përparme është në përputhje me modelet ix35 dhe ix20, mbrojtësit e ri të baltës dhe drita të reja, ndërsa ndryshime në dizajn janë bërë edhe në interier.
Është ndriçimi i ri i instrumenteve me nuancë të kaltër, mbulesat e reja të karrigeve dhe pllaka e re instrumenteve.
Modeli i ridizajnuar tani vjen me disa ngjyra të reja të karrocerisë. Edhe motori 1.1 litërsh me katër cilindra, që njëherësh është më i kërkuar në treg, gjithashtu ka pësuar përmirësime. Përkrah normës Euro 5, tani zhvillon 69 kuaj fuqi dhe moment rrotullimi prej 98 Nm.
Harxhimi mesatar i deklaruar, është 4.7 litra në 100 km, ndërsa emetimi i gazrave CO2, vetëm 111 g/km.
Edhe performancat janë më të mira, ku shpejtësia maksimale është 156 km/h, ndërsa shpejtimi nga 0-100 km/h për 12.9 sekonda.