23 Dhjetor 2024

Hungaria tërhiqet nga projekti Nabucco

Budapest, 24 prill - Kryeministri hungarez Viktor Orban tha se kompania hungareze e naftës dhe gazit MOL është tërhequr nga projekti i gazjsjellësit “Nabucco”, që mbështetet nga Bashkimi Evropian.

Orban tha në Bruksel se “Nabucco është në telashe.”

Ndërsa kompania MOL ka thënë se ende ka \"shumë pasiguri rreth projektit “Nabucco” që do të jenë të vështira të injorohen.\"

Projekti “Nabucco” synon të sjellë gaz nga rajoni i Kaspikut dhe ndoshta vendet e Lindjes së Mesme.

Gazsjellësi i gjatë 3.900 kilometra kap hapësirën nga kufiri gjeorgjian deri në Austri, duke bartur rreth 31 miliardë metra kub gaz në vit.

Por, pas disa viteve të diskutimeve dhe konferencave ndërkombëtare ndërtimi ende nuk ka filluar dhe përfaqësues të “Nabuccos” nuk kanë nënshkruar ndonjë kontratë me vendet e mundshme furnizuese.

Projekti rival i Rusisë – South Stream - do të bartë dy herë më shumë gaz sesa “Nabucco” dhe ndërtimit i tij, pritet të nisë në fund të këtij viti.

MOL ishte një nga gjashtë partnerët e projektit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)