22 Dhjetor 2024

Hungaria ndihmon Mitrovicën për furnizim me ujë të pijshëm

Mitrovicë, 5 shkurt - Drejtori i Drejtorisë për Infrastrukturë dhe Shërbime Publike në Komunën e Mitrovicës, Rasim Veseli, me bashkëpunëtorë ka pritur të premten në takim ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, Imecs Zoltani, i cili është interesuar për të ndihmuar këtë komunë në aspektin e furnizimit më ujë të pijshëm. 

Ai ka thënë së disa kompani nga Hungaria kanë shprehur interesim që të ndihmojnë disa komuna të Kosovës për të zbutur problemet që kanë për furnizim me ujë të pijshëm. Në këtë kontekst, ai ka theksuar se Mitrovica është prioritet andaj fillimisht do të niset me punë në këtë qytet.

Ambasadori Zoltani, tha se para se të niset ndonjë projekt konkret në Mitrovicë do të vijnë ekspertë hungarez, të cilët do të vlerësojnë nevojat që ekzistojnë dhe gjendjen e ujësjellësit dhe rrjetit ekzistues. “Ne jemi të gatshëm të ndihmojmë, megjithatë paraprakisht do të shohim nevojat dhe do të krijojmë një pasqyrë të gjendjes ekzistuese”. 

Në anën tjetër, drejtori Veseli, e ka falënderuar ambasadorin hungarez për gatishmërinë për të ndihmuar dhe mandej e ka njoftuar në vija të trasha me problemet kryesore sa i përket furnizimit me ujë të pijshëm. Ai ka thënë se problemi kryesor është rrjeti i vjetruar që ka për pasojë edhe humbjen e një sasie të konsiderueshme të ujit.

Ai ka thënë se janë në kontakt edhe me disa organizata të vendeve të ndryshme perëndimore, të cilat kanë shprehur gatishmëri për të ndihmuar në këtë drejtim.  Ndërsa për kompanitë hungareze, drejtori Veseli, ka premtuar se për disa ditë do të përgatis një raport të hollësishëm për gjendjen e ujësjellësit ekzistues si dhe për gjendjen e rrjetit shpërndarës. 

    
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)