HP mbyll 9.000 vende pune
SHBA, 3 qershor - Korporata "Hjulit Pakard" (HP) e prezantoi planin për automatizimin e prodhimtarisë në të cilën është i gatshme të investojë një miliard dollarë, me çfarë në vitet e ardhshme do të mbyll 9.000 vende pune në fabrikat e veta në mbarë botën.
Kompania vlerëson se me vendosjen e teknologjisë së re në vit do të kursehen 500 deri më 700 milion dollarë dhe thekson se qendra e automatizuar për përpunimin e të dhënave do ta optimizojë punën e klientëve të kompanisë.
"Hjulit Pakard", zyra qendrore e së cilës gjendet në SHBA, ka për qëllim që më vonë të hap 6.000 vende pune, por nuk precizon kur ky plan do të realizohet.
Vitin e kaluar, kompania largoi 6.700 punëtorë, në kuadër të programit për uljen e shpenzimeve gjatë krizës.
Si prodhues më gjigant i prodhimit të kompjuterëve personal "Hjulit Pakard" në kuartalin e fundit të vitit 2009 ka marrë pjesë në tregun global me 19,9 për qind