Hong Kong: Brokerët nuk duan ta shkurtojnë pauzën për një orë
Hong Kong, 1 nentor - Propozimi i Drejtorisë së bursës në Hong Kong, e dyta për nga madhësia në tregun financiar aziatik, për vendosjen e pauzës në kohëzgjatje prej një orë, në krahasim me dy orët e deritanishme, shkaktoi protest të ashpër të punëtorëve financiarë, të cilët druajnë se tashmë nuk do të mund të drekojnë rehat me klientët e tyre.
Bursa në Hong Kong planifikon ta shkurtojë orarin e punës për një orë më saktësisht të vendosë pauzë njëorëshe pasdite, në vend se dy orëve të tanishëm që e bën pauzën më të gjatë për drekë krahasuar me 20 bursat tjera kryesore botërore.
Drejtori i shtëpisë brokere DBS Vickers Securities, Piter Li, propozimin e Drejtorisë e konsideron si çmenduri.
Tradita kineze është që të hahet kafjalli që zgjatë rreth dy orë, me ushqim të servuar në pjata dhe enë të shumta të vogla. Mua, e as kolegëve tjerë nuk na mjafton të hamë sanduiç me ngutje, deklaroi një broker që me këtë punë merret tridhjetë vjet.
Anketa e zbatuar në mesin e të punësuarve në rreth 700 shtëpi brokere në Hong Kong tregon se madje 70 për qind e tyre janë kundër propozimit.
Drejtori i bursës në Hong Kong konsideron se nëse kjo bursë dëshiron të bëhet qendër kryesore për transaksione financiare të juanit jashtë Kinës, atëherë doemos duhet të vazhdohet orari i punës.
Pauzat për drekë tashmë një kohë të gjatë janë shkurtuar në të gjitha bursat jashtë Azisë. Për shembull ndërprerje në punë pasdite në Ëall Street nuk ekziston prej vitit 1887, ndërsa në Londër prej vitit 1950. Parisi dhe Frankfurti, po ashtu, nuk kanë pauzë, ndërsa bursat punojnë pandërprerë të tetë orët. Orari i punës në bursën e Hong Kongut është katër orë.