Honda tërheq mbrapsh më shumë se 320.000 makina në gjithë botën
Tokio, 21 korrik - Kompania prodhuese japoneze e automobilave "Honda" po tërheq më shumë se 320.000 makina të prodhimit të vet në mbarë botën.
Në këtë kompani njoftuan se gjatë një shtypje të caktuar të butonave në sallonin e automobilit në momentin e lëvizjes së tij mund të ndodhë automatikisht (pa dashje) hapja e dyerve.
Trauma ose aksidente në lidhje me këtë mangësi të makinave nuk janë fiksuar tani për tani.
Tërheqja e makinave ka të bëjë me dy modele - crossover Honda CR-V 2012 dhe sedan Acura ILX.