Honda nuk heq dorë nga motorët me naftë
Amsterdam, 8 dhjetor - Në sallonin e hapur ditë më parë në Tokio, Honda njoftoi që në Evropë në vitin e ardhëm do të lansojë motorin e ri me naftë.
Kjo njësi 1.6-litra është e para nga gjenerata Earth Dreams Technology nën të cilën japonezët në periudhën e ardhme planifikojnë të vendosin motorët më të avancuar dhe më të pranueshëm ekologjik në treg.
Motori i ri është hap i mirë në drejtim të vërtetë. Në Honda thonë se bëhet fjalë për motorin më të lehtë të vëllimit të këtillë në botë dhe në 100 kilometra do të emetojë më pak se 100 gramë CO2 për kilometër.
Me këtë rast nuk do ti mungojë fuqia edhe momenti rrotullues, ndërsa motori 1.6-litra do të zhvillojë 120 KF me rastin e 4.000 rr/min dhe 300 Nm me rastin e 2.000 rr/min. Njësia e re në segmentin e tërheqjes premierë do të gjendet nën kapakun e Honda Civic-it të ri.