Honda me model të ri dhe të lirë hibrid
Tokio, 9 gusht - Koncerni japonez i automobilave Honda po përgatitet që në tetor në tregun në Japoni ta lëshojë në shitje modelin e ri hibrid, që do të jetë më i liri në treg, njoftuan mediat lokale, të cituara nga agjencitë.
Modeli i ri Fit do të kushtojë rreth 1,6 milionë jenë (përafërsisht 18.500 dollarë). Rekordi paraprak ishte gjithashtu i Hondas modeli Insajt, ndërsa shitej për 1,9 milionë jenë (rreth 22.000 dollarë).
Shpenzimi i derivatit në motorin elektrik-benzinë i modelit të ri do të jetë 2,5 litra në 100 kilometra.
Vendimi i Hondës që në tetor ta lëshojë në shitje modelin e ri hibrid lidhet me skadimin e afatit të programit për stimulim të blerësve të automobilave ekologjikë të parrezikshëm përmes çmimeve jashtëzakonisht të ulura.