Honda do të sjellë versionin karavan të modelit Civic
Tokio, 11 mars - Honda për tregun evropian do të sjellë versionin karavan të modelit Civic me motor me naftë 1.6 i-DTEC.
Bëhet fjalë për modelin Civic Tourer, i cili në shitje pritet të dalë në fund të këtij viti, derisa prodhimi i tij do të realizohet në Britaninë e Madhe.
Sa i përket motorit, versioni 1.6 i-DTEC zhvillon 120 kuaj fuqi dhe moment rrotullimi prej 300 Nm.
Ky model do ta ketë premierën në panairin e veturave në Gjenevë, ku mes tjerash do të prezantohet edhe versioni i ri Honda CR-V me motor me naftë 1.6 i-DTEC.