Hetohet veprimtaria e "Lundin Oil" në Sudan
Khartoum, 22 qershor - Do të bëhet një hetim për dyshimet e ngritura lidhur me përzirjen suedeze rreth shkeljes së të drejtës kombëtare të lidhura me veprimtarinë e kompanisë Lundin Oil në Sudan në fund të viteve 1990 dhe në fillim të viteve 2000.
Kështu ka marrë vendim sot prokurori Magnus Elving.
"Lundin Oil" akuzohet në një raport prej organizatave të ndryshme lidhur me përfitimet e bëra nga eksploatimi i naftës në Sudan, për shkeljen e të drejtës ndërkombëtare gjatë viteve 1997-2003.
Në raportin Unpaid Debt ( borxhi i papaguar), thuhet se mbi 10 000 njerëz në provincën Unity në jug të Sudanit janë vrarë dhe afër 200 000 të tjerë janë detyruar të shpërngulen ndërkaq ushtarët sudanez në bashkëpunim me grupet policore ka sulmuar popullësinë civile dhe i ka detyruar të shpërngulen nga vendbanimet ku disa kompani të naftës eksploatonin naftë. Raporti bazohet në përshkrimet e dëshmitarve, fotografi nga ajri dhe fotografo satelitore.
Minisrtri i punëve të jashtme Carl Bildt ka zënë vend në bordin e kësaj kompanie në të kaluarën dhe nuk deklarohet sa i përketë planeve për nisjen e hetimeve.