21 Dhjetor 2024

Hertz do të blejë 100 mijë automjete elektrike nga Tesla

New York, 26 tetor - Kompania amerikane e automjeteve me qira Hertz do të blejë 100 mijë automjete elektrike nga prodhuesi amerikan Tesla.

Në njoftimin e menaxhmentit të Hertz-it thuhet se interesi i klientëve për të marrë me qira automjete elektrike po rritet me shpejtësi dhe se për këtë arsye ata kanë vendosur të pasurojnë ofertën e tyre.

Duke theksuar se ata kanë porositur 100 mijë automjete elektrike Tesla deri në fund të vitit të ardhshëm, Hertz tha se kështu do të bëhej kompania me ofertën më të madhe në Amerikën e Veriut.

Hertz njoftoi se automjetet "Model 3" me katër rrota elektrike të Tesla-s do të jenë të disponueshme me qira në qytetet e mëdha amerikane dhe evropiane që në nëntor të këtij viti.

Gjithashtu është paralajmëruar investim në infrastrukturë dhe zgjerim i rrjetit të stacioneve të karikimit të automjeteve elektrike.

Menjëherë pas porosisë, vlera e aksioneve të Tesla-s u rrit 9 për qind ndërsa vlera e kompanisë tejkaloi 1 trilion dollarë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)