Helmohen 27 punëtorë të Mercedesit
Frankufurt, 4 dhjetor - Njëzeteshtatë punëtorë janë hospitalizuar mbrëmë në Gjermani pas lirimit të një materie kimike në fabrikën e Daimler-Benz që prodhon boshtet e Mercedesit, njofton policia gjermane.
Punëtorët e ndërrimit të natës në këtë fabrikë kanë nisur të kolliten pas ekspozimit ndaj kësaj materie kimike, e cila përdoret për të pastruar pjesë të metalta.
Policia njoftoi sot se shkaku i rrjedhjes së këtij kemikati është ende duke u hetuar.
Mjekët kanë liruar punëtorët nga spitali pas kontrollit që iu është bërë, njoftoi një zëdhënësi i Daimler-it, i cili tha se kjo substancë është benzaldehyde.
Fabrika e cila gjendet në Mettingen në afërsi të Shtutgartit ku Daimler ka uzinën e saj për bashkimit të pjesëve të makinës i është rikthyer prodhimi pas mesnatës.