25 Dhjetor 2024

Haradinaj: Trepça kërkon zgjidhje urgjente

Prishtinë, 3 shtator - Trepça është një pasuri e një rëndësie të përjetshme për Kosovën, ka deklaruar sot Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Ai gjatë një vizite në Kombinatin Trepça, tha se Kosova në asnjë situatë nuk guxon ta humbas pronësinë mbi Trepçën, por se duhet të gjendet një partner publiko-privat, që do ta aktivizonte këtë gjigand të fjetur të ekonomisë kosovare.

Administrimi i mëtutjeshëm i Trepçës nga AKP-ja, nuk është zhvillim, as i Trepçës e as i ekonomisë së Kosovës përmes saj, por administrim të gjendjes së saj egzistuese, që është koncept i gabuar e i papranueshëm.

Riaktivizimi i Trepçës në gjithë kapacitetin e saj, nënkupton zhvillim për tërë vendin, prandaj institucionet e Kosovës duhet të merren urgjentisht me këtë çështje. Situata siç është tani është e papranueshme.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)