Hapet sot Konventa e Prodhuesve të Kosovës
Prishtinë, 19 shkurt - Klubi i Prodhuesve të Kosovës për të dytën herë me radhë organizon sot Konventën e Prodhuesve të Kosovës.
Edicioni i dytë i Konventës do të fokusohet në digjitalizimin e sektorit të prodhimit dhe në tërheqjen e investimeve të huaja direkte, si shtytës të zhvillimit ekonomik.
Ky edicion u sponsorizoua nga projekti për Promovimin e Punësimit në Sektorin Privat (PPSE), Korporata Ndërkombëtare Financiare (IFC), dhe u mbështet nga Forumi Ekonomik Mbarë- Shqiptarë.
Partner këta që me punën e tyre në vazhdimësi kanë përkrahur sektorin e prodhimit në Kosovë.
Konventa e Prodhuesve të Kosovës është ngjarje gjithëpërfshirëse, që përfshin prodhuesit dhe përfaqësuesit e bizneseve, institucionet dhe agjencitë qeveritare dhe përfaqësues të ambasadave dhe të organizatave jo-qeveritare.