Hapet Panairi i Prodhimeve Vendore në Prizren
Prizren, 25 gusht - Në kuadër të Forumit të Bashkë-Investimeve dhe Rrjetëzimit “Invest in Prizren”, të organizuar nga Komuna e Prizrenit, në Parkun e Inovacionit dhe të Trajnimeve në Prizren do të mbahen prezantimet dhe panelet e diskutimit me tema të ndryshme.
Të pranishëm do të jenë edhe kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, përfaqësues të qeverisjes qendrore dhe lokale dhe përfaqësues nga biznese të shumta vendore dhe ndërkombëtare.
Programi sot ku së pari do të bëhet hapja e “Panairit të Prodhimeve Vendore”, të organizuar së bashku me shoqatën Esnaf.
Më pas do të vazhdohet me konferencat “Potencialet ekonomike të Komunës së Prizrenit” dhe “Mundësia e bashkë-investimeve në Komunën e Prizrenit”, dhe takimet B2B mes bizneseve vendore dhe përfaqësuesve të bizneseve nga jashtë.