Hapet Panairi i Industrisë në Hanover
Hanover, 24 prill - Në Hanover hapi dyert panairi i industrisë, më i madhi në botë. Kryeministri kinez Wen Jiabao ka njoftuar për një hapje të mëtejshme të tregut të vendit të tij.
Në ceremoninë zyrtare të hapjes së panairit gjerman të industrisë në Hanover, Wen tha se industrializimi i vendit të tij është ende larg përfundimit dhe për këtë arsye vendi ofron shanse të mëdha për sipërmarrjet e huaja.
Ai po ashtu vlerësoi industrinë gjermane si model. Para së gjithash Kina është për industrinë gjermane, të orientuar nga eksporti, një shans për të mbajtur të qëndrueshëm bumin e saj ekonomik përkundër krizës globale.
Kancelarja Angela Merkel nga ana e saj bëri të qartë që Gjermania mund të mësojë nga vendi patner, Kina. "Por unë besoj se ne nga njëra anë jemi patnerë dhe po ashtu konkurrentë në kërkim të një zgjidhjeje të mirë".
Ajo kërkoi nga koncernet gjermane të mos tërhiqen nga risitë e tyre. Më shumë se 5000 firma nga e gjithë bota prezantojnë produktet e tyre. Në vitin 1987 Kina ishte për herë të parë vendi patner në këtë panair.