Hapet fushata e legalizimit të ndërtimeve pa leje në Kosovë
Prishtinë, 5 shtator - Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë organizon sot ceremoninë e hapjes zyrtare të fushatës së legalizimit të ndërtimeve pa leje në Republikën e Kosovës, me moton “Legalizo Ndërtimin, mos e humb mundësinë”.
Hapjen e ceremonisë do ta bëjë Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë, Fatmir Matoshi, kurse të ftuar do të jenë të gjithëKryetarët e Komunave dhe drejtorët e Departamenteve të Urbanizimit në komuna përkatëse.
Takimi ka për qëllim njoftimin e kryetarëve dhe drejtorëve mbi procesin e legalizimit dhe procedurave administrative që duhet të ndiqen që nga aplikimi e deri tek legalizimi i objekteve, konformë Ligjit për Trajtimin e Ndërtimeve pa Leje si dhe Udhëzimeve Administrative që dalin nga ky ligj.