25 Dhjetor 2024

Hapet fabrika e përpunimit të drurit

Istog, 14 gusht - Ndërmarrja pordhuese shumë e suksesshme nga diaspora, Gjermania “Gentrike Vrella Sinalco”e cila bën prodhimin dhe distribuimin e pijeve Sinalco për Kosovë dhe Shqipëri, ka vendosur ta zgjeroj veprimtarinë e saj prodhuese me hapjen e” Fabrikës së Përpunimit të Drurit”, i clili investim është bërë në bashkëpunim me afarist Gjerman.

Ndërmarrja prodhuese “Getrinke Vrella SH.P.K”, është kompani kosovare e pajisur me licence nga kompania gjermane “Sinalco International GmbH & Co. KG” për prodhimin dhe distribuimin e pijeve Sinalco për Kosovë dhe Shqipëri.

Ndërmarrja “Getrinke Vrella SH.P.K”, duke parë mundësitë e shumta dhe domosdoshmërine për investime të reja në vendin tonë, ka vendosur që të zgjeroj veprimtarinë e saj prodhuese dhe afariste. Investimet janë bërë në bashkëpunim me afarist të shtetit Gjerman.

Ndërmarrja sot do të bëjë inaugurimin e kapaciteteve të reja prodhuese për përpunimin e drurit, ky inagurim behet në bashkëpunim me Ministrinë e Diasporës, përkatësisht Departamentin për Investime, të cilët kanë ofruar mbështetjen dhe perkrahje gjatë gjith fazës përgatitore.

Pas inaugurimit të biznesit të ri në ambientin e Getrinke Vrella (Sinalco Kosova) për argëtimin e mysafirëve dhe për nder të bashkëatdhetarëve do të ketë muzikë ku do të performojnë këngëtarë të estradës kosovare. 

Ceremonia e inaugurimit do të mbahet sot, duke filluar nga ora 16:00, në Vrellë të Istogut. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)