Hapet fabrika e mbulesave të karrigeve për stadiumet evropiane
Ferizaj, 11 shtator - Me përkrahjen e Ministrisë së Diasporës Departamenti i Hulumtimit dhe i Investimeve të Diasporës, edhe një investim nga Gjermania vjen në Kosovë.
Me këtë rast, ministri i Diasporës, z. Valon Murati, do të marrë pjesë sot në inaugurimin e fabrikës për prodhimin e mbulesave të karrigeve për stadiumet evropiane.
Në këtë ceremoni, të pranishëm do të jenë edhe kryetari i Rrjetit të bizneseve të diasporës për ShBA, z. Elmi Berisha, dhe koordinatori i rrjeteve të Gjermanisë, z. Mustafë Abazi.
Ky investim bëhet nga kompania Eurofol-Kunstoffe Group GmbH nga Siegen Gjermani, e cila merret me prodhimin e stofit dhe riciklimin e plastikës.