Hapet fabrika e Lesnes në Lipjan
Prishtinë, 13 prill - Kompania Lesna hapi sot fabrikën për prodhimin e kuzhinave dhe mobileve në zonën industriale në Lipjan.
Në një ceremoni ku ishin të pranishëm përfaqësues të komunitetit të biznesit dhe drejtues të komunës së Prishtinës dhe Lipjanit, u lavdërua familja Deshishku për punën e bërë. Njëkohësisht u inkurajuan edhe investitorë tjerë që të investojnë në projekte të tilla.
Në fabrikë fillimisht do të punojnë 40 persona, por numri i tyre në faza të mëvonshme pritet të arrijë në 150 sish. Ndërtimi i fabrikës ka kushtuar rreth 2 milionë euro, ndërkaq tokën e ka dhënë komuna e Lipjanit në shfrytëzim për 99 vjet.
Lesna është një ndërmarrje private, e cila i ka filluar aktivitetet e saja qysh në vitet e 80 ta, si një degë regjionale e kompanisë së mirënjohur ,,Lesna nga Sllovenj Gradec në Slloveni.
Pastaj në vitet 90 u transformua në ndërrmarrje private dhe qysh atëherë vepron në sektorin privat të Kosovës. Aktivitetet kryesore të kompanisë përfshijnë prodhimin, tregtinë, ndërtimtarinë dhe investimet.
Në fillim të viteve 90 ta, ,,Lesna kryesisht ka qenë e përfshirë në tregtimin e prodhimeve sllovene, si shitës ekskluziv për Kosovë.
Gjatë periudhës para konfliktit të vitit 1998, ,,Lesna i zgjeroi aktivitetet e saj nga tregtia në prodhimtari, duke paraqitur vijën prodhuese të dyerve dhe dritareve plastike (PVC) në shtator të vitit 1997.
Gjatë periudhës së pasluftës, ,,Lesna i zgjeroi aktivitetet e saj, duke i ofruar tregut një asortiment të gjerë të prodhimeve.
Ne kuadër të ndërmarrjes ,,Lesna tashti gjenden këta sektorë: Sektori i prodhimit është i ndarë në katër vija kryesore të prodhimit : prodhimi i dyerve dhe dritareve nga PVC-ja , prodhimi i dyerve dhe dritareve nga druri , prodhimi i xhamave termopan si dhe prodhimi i roleteve të brendshme dhe të jashtme