23 Dhjetor 2024

Hapet fabrika e këpurdhave në Mitrovicë

Prishtinë, 2 qershor - Sot në Mitrovicë u përurua fabrika më e madhe dhe më moderne në Evropë e këpurdhave të kultivuara.

“Pas shumë vështirësive dhe pengesave të kësaj qeverie, sot në Mitrovicë Jam shumë i lumtur që AKR dhe kryetari i Mitrovicës Bahtiri po jetëson premtimet elektorale dhe po e kthen në realitet shpresën e qytetarëve për zhvillim ekonomik. Ju siguroj që edhe shumë fabrika të tjera do të hapeshin nëse do të kishim një qeveri tjetër që e don vendin dhe qytetarin e vet.”, ka shkruar kryetari i AKR’së Behgjet Pacolli në Facebook.

“Kjo fabrik sot ështe vetëm 20% e asaj se çka do të ndërtohet në të ardhmen e afërt në sektorin e prodhimit të këpurdhave.”, ka paralajmëruar Pacolli.

Hirano Mushroom është një kompani që operon në Kosovë me aksionar të huaj dhe vendor që janë: Interex Sagl (Zvicër / Kosovë), Green Mushroom Farm (Hollandë), Assist Japan Co. Ltd (Japoni), dhe Sofiprim (Francë).

Të gjithë investitorët kanë sjellur një bagazh më vete duke filluar nga sjellja e kapitalit investues e siguruar nga Interex, transferimin e know-how (njohurisë mbi prodhimin) nga Assist Japan si dhe shitjen e garantuar nga Green Mushroom Farm dhe Sofiprim. Kompania, përmes akcionarëve të saj, ka realizuar një kombinim perfekt të njohurisë, shkathësive, ekspereincës dhe tregut, duke e mundësuar që kualiteti dhe shpërndardja të jenë të suksesshme.

Shkathtësia e konkurences ne mes te ndërmarrjeve vendore në agrikulturë në Kosovë mbetet si njëra ndër sfidat më të mëdha kryesisht për shkak të ndarjes së parcelave, eficiencës dhe efikasitetit të fermave, vjetërsisë së paisjeve dhe ndërtesave si dhe konkurencës së ashpër të importeve. Duke u bazuar në këtë, qëllimi kryesor i Hirano Mushroom është i lidhur direkt me këto sfida, duke u fokusuar në dy fusha kryesore: Rrijta e konkurences, gjegjësisht eksporteve si dhe gjenerimi i vendeve të punës.

Kosova ofron shume potenciale në agrobiznes, jo vetëm për të plotësuar nevojat e veta, por gjithashtu për të rritur eksportet në tregun e Bashkimit Evropian ku ushqimi dhe produktet e ndërlidhura me ushqim janë duke u bërë dita ditës më shtrenjtë.
 
Investimi që ka ndërmarrë Hirano Mushroom ka për qëllim të krijoj një fermë me teknologji të avancuar dhe kapacitet të lartë të prodhimit ku 90% e prodhimit do të eksportohet ne tregun e BE-së përmes 3 distributorëve bazuar ne kontratat e para-nënshkruara. Kjo e bën investimin mjaft të sigurtë dhe të qëndrueshëm ku fokusi kryesor nuk do të jetë gjenerimi i shitjeve por sjellja në treg e një produkti të sigurtë dhe me kualitet të lartë.

Hirano Mushroom, një kompani e ndodhur në fshatin Gushavc/Suhodoll në Mitrovicë, ka investuar në këtë projekt, me fokus në kultivimin dhe prodhimin e kërpudhave Shiitake duke përdorur metodat më të avancuara japoneze dhë teknologjinë e fundit në këtë fushë.

Ky projekt do të jetë më i madhi në tërë Evropen Perendimore dhe sjellë një mundësi për tregun Evropian ku ky lloj produkti ka një trend të rritjes prej 20% në vit. Hirano Mushroom ka për qëllim të prodhoj 4 ton në ditë të Shiitake (klasa I) dhe grumbulloj rreth 100 ton të kërpudhave malore duke angazhuar fermer (familje dhe individ) në rajonin e Mitrovicës (Jug dhe Veri).

Investimi total i kësaj fabrike tashmë e ka kaluar figurën prej 5 milion EUR, duke punësuar momentalisht rreth 70 persona ku brenda një viti ky numër do të kaloj mbi 200. Hirano Mushroom do të angazhoj rreth 100 punëtor shtesë sezonal që do të mirren eksluzivisht me pastrimin dhe paketimin e kërpudhave malore.


Zgjerimi i fabrikës do të vazhdoj edhe më tej pasi që nevoja për të rritur prodhimin është shumë e madhe. Sic do të shihni, ne ende vazhdojmë të ndërtojmë dhoma apo serra me eficiencë të lartë të energjisë deri sa të kemi rreth 35 të tilla të cilat na lejojnë të kemi një kapacitet prej 8 ton shiitake në ditë, duke e plotësuar edhe nevojën Ditore të shumicës së tregut evropian.

Qëllimi i kompanisë është të eksporton këtë produkt kryesisht në Evropën Perendimore përmes tre kontratatave të para-nënshkruara. Hirano Mushroom do të përpiqet të mbaj nivelin më të lartë të profesionalizmit, integritet të plotë dhe sinqeritet në raport me klientët, kontraktorët, punëtorët dhe furnitorët dhe cdo palë tjetër të përfshirë, njëkohësisht të sjellë kualitet dhe standarde më të larta etike lokalisht dhe ndërkombëtarisht.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)