Grevë në fabrikën e Ford në Rusi
Shën Petersburg, 3 nëntor - Punëtorët e uzinës së Ford nën Shën Petersburg zhvilluan një grevë paralajmëruese. Në këtë aksion proteste, që u zhvillua natën e kaluar, morrën pjesë 450 veta.
Greva u shkaktua nga pakënaqësia e punëtorëve me kushtet e punës dhe pushimit që iu propozuan atyre nga punëdhënësja - Kompania Ford Motor.
Uzina u hap në vitin 2002 dhe u bë ndërmarrja e parë e huaj e prodhimit të automobilave në Rusi tërësisht në pronësi të koncernit ndërkombëtar.