Greqia shpreson të gjej naftë e gaz në Jon dhe Kretë
Ministri grek i Mjedisit, Jorgos Maniatis tha se nga vlerësimi paraprak i të dhënave, rezulton se ka \"struktura interesante gjeologjike\", që tregojnë ngjashmëri të rëndësishme me strukturat analoge në zonat e njohura të prodhimit të naftës në vendet fqinje, si Italia dhe Shqipëria.
Ai bëri të ditur se interpretimi i të dhënave do të bëhet në muajt e ardhshëm, për të përcaktuar zonat më tërheqëse në aspektin e potencialit të naftës.
Sipas ministrisë, baza e të dhënave nën titullin Greqia MegaProject, përfshin 12 500 km2 linja të reja sizmike, 9 000 km2 ekzistuese dhe 9 000 km2, që do të kombinohen me të dhëna të tjera.
Me qëllim fund aktivizimin e interesit të investitorëve ndërkombëtar, z Maniatis iu dërgoi letër të gjithë ambasadorëve të huaj në Greqi, me thirrjen zyrtare për ndihmë institucionale, lidhur me mundësitë e investimeve në sektorin e naftës në këtë vend.