Greqia hap tender për shpimet për naftë
Athinë, 13 gusht - Tenderi ndërkombëtar i kërkuar nga qeveria greke javën e kaluar për shpimet për prodhimin e naftës në 20 fusha naftëmbajtëse në Detin Jon, Greqinë Perëndimore dhe në brigjet e Kretës, përmban kushtet që mund të përmbushen vetëm nga kompani shumë të mëdha të naftës, njoftoi botimi elektronik i gazetës greke, Kathimerini.
Zyrtarët e Ministrisë së Mjedisit dhe Energjetikës në Athinë konfirmuan se këto terma rezultojnë nga një strategji për tërheqjen e gjigantëve të naftës, diktuar kryesisht nga thellësitë e mëdha në zonat ku do të kryhen punimet.
Tenderi pritet të fillojë gjashtë muaj pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Greqisë dhe Komisionit Evropian.
Kompanitë e vogla dhe të mesme mund marrin pjesë në këtë operacion, por do të udhëhiqen nga operatorët e mëdhenj, të cilët përfshijnë \"Hellenic Petroleum\" dhe \"Energean\".
Tenderi parashikon që qeveria greke do të marrë katër për qind të sasisë së hidrokarbureve të prodhuar në para ose në lloj tjetër, plus 20 për qind nga taksat mbi të ardhurat.
Investitori do të paguajë pesë për qind taksa rajonale. Periudha operative është 25 vjet (me një opsion për dy zgjerime pesëvjeçare) dhe do të fillojë me shpalljen e zbulimit të depozitave të naftës.