23 Dhjetor 2024

Greqi, 8 kompani të mëdha interesohen për kërkimin e naftës

Athinë, 5 mars - Tetë kompanitë më të mëdha në botë kanë dorëzuar ofertat në Ministrinë e Mjedisit dhe Energjisë, për të bërë vëzhgime për naftë në detin Jon dhe në zonat në jug të Kretës.

Sipas njoftimeve, kompanitë e interesuara janë norvegjeze, amerikane, një franko-britanike etj.

Tenderat e kompanive, që janë aktive në dhjetëra vende të botës, do të vlerësohen në varësi të kushteve ekonomike dhe teknike (objekti i hulumtimit, përvoja, aftësia për të promovuar zonat e tregut ndërkombëtar etj.)

Vlerësimi do të kryhet nga komisioni kompetent, në fillim të muajit prill. Studimet sizmike do të tregojnë se ku ka gjasa për të gjetur depozita të shfrytëzueshme, por imazhi përfundimtar merret pas shpimit.

Kostoja e studimeve, 40 deri në 70 milionë euro, do të merret përsipër nga kompania e përzgjedhur nga Komisioni i ministrisë.

Sipas ministrisë, interesi për kërkime në Greqi është i madh, dhe kjo vlerësohet si një arritje e madhe për vendin dhe klimën e investimeve.

Ministria beson se deri në vjeshtën e vitit 2012 qeveria greke do të dijë me saktësi ku ka naftë dhe gaz dhe mund të vazhdojë punën për fazën tjetër, shpimin.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)