24 Dhjetor 2024

Greqi, 4 zona tregojnë potencial të madh nafte

Athinë, 5 korrik - Zgjidhet misteri i \"arit të zi\" të varrosur në detin Jon dhe në jug të Kretës.

Ministria greke e Mjedisit ka në duar rezultatet e matjeve të kryera nga firma norvegjeze Petroleum Geo Services për ekzistencën e hidrokarbureve në det.

Sipas këtyre matjeve, 4 zona tregojnë potencial të madh dhe të rëndësishëm në depozitat e naftës dhe gazit.

Rajoni i parë fillon në veriperëndim të Korfuzit, në kufijtë e Shqipërisë, dhe shtrihet poshtë deri në zonën e detit të Jonit, përballë Gjirit Ambrakiko.

Fusha e dytë është në perëndim të Qefaloniasë dhe arrin deri në zonën e tretë, në Katakolo.

Rajoni tjetër premtues është në jug të Kretës dhe shtrihet që në kufijtë me Libinë deri në perëndim të Italisë.

Firma norvegjeze PGS, e cila ka mbledhur të dhëna për 12 500 km gjatësi, do t’i shesë ato për kompanitë e naftës.

Zyrtarët e ministrisë thonë se nga ekzistenca e hidrokarbureve në zonën greke, shteti do të marrë 150 miliardë euro për 30 vjet.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)