Google kërkon partner për industrinë e automobilizmit
New York, 23 dhjetor - Gjiganti i internetit Google ka theksuar se nuk është e interesuar që ti futet tregut të makinave pa ndihmën e ndonjë kompanie tjetër.
Google ka konstruktuar disa makina vetëlëvizëse gjatë viteve të fundit, por këtë nismë nuk e bën e vetme mesa duket, ajo kërkon ndihmën e një partneri nga industria e automobilizmit për të sjellë këto makina në treg.
Gjithashtu Google ka pohuar se është duke punuar për disa modele të reja makinash vetëlëvizëse, për të cilat drejtori i Google për makinat vetëlëvizëse, Crhis Urmson thotë se do të jenë më të avancuara sesa modelet e kaluara.