Golfi vetura më e preferuar për qytetarët e Kosovës
![Golfi vetura më e preferuar për qytetarët e Kosovës](https://ekonomia.info/repository/images/main/Golf_7.jpg)
Ky është rezultat i një hulumtimi të realizuar në Prishtinë, Kamenicë dhe Gjakovë nga një grup studentësh të Kolegjit Pjetër Budi, në kuadër të punës së tyre hulumtuese-shkencore.
Ky lloj veturash preferohet nga 37 për qind e të anketuarve, pasuar nga 23 për qind që pëlqejnë veturat Mercedes, 18 për qind BMW dhe 15 për qind Audi.
Të qenit më ekonomike e kanë radhitur si arsye të parë për preferencat e tyre ndaj veturave 39 për qind e të anketuarve, ndërkaq shpejtësinë 32 për qind.
Më shumë se gjysma e të aketuarve (58 për qind) preferojnë vetura diesel, ndërkaq 39 për qind me benzinë, ndërkaq ngjyra e zezë është më e pëlqyera - 42 për qind.
Këto janë të dhënat e përgjithshme, por ndryshon puna kur bëhet fjalë për preferencat gjnore. 82 për qind e të anketuarve ishin meshkuj dhe 18 për qind femra.
Përderisa meshkujt më së shumti i pëlqejnë veturat e tipit Golf (39 për qind), pasuar nga ato Mercedes (21 për qind), femrat më shumë janë të apasionuara me veturat e tipit Mercedes (33 për qind), pasuar nga Golf e BMW (nga 22 për qind).