23 Dhjetor 2024

Golf VII merrë mbi 100 mijë porosi

Frankfurt, 7 mars - Gjenerata e re e Golf-it, VII, për të cilin Volkswagen tashmë ka marrë mbi 100 mijë porosi, tani për tani është në dispozicion në versionin Hatchback me 3 dhe 5 dyer, por së shpejti kësaj oferte do t’i shtohet edhe versioni Karavan, i cili ka një dizajn tejet atraktiv, si në pjesën e jashtme, ashtu edhe në brendi.

Ky model është prezantuar qysh dje (e hëne 4 mars) në hapjen e panairit të veturave në Gjenevë dhe ka pasur një interesim të jashtëzakonshëm për të, pasi modelet karvan dita ditës po bëhen gjithnjë e më të kërkuar.

Modeli i ri Golf Variant është i gjatë 4562 mm, i gjerë 1779 mm, i lartë 1461 mm, ndërsa distanca mes boshteve është 2635 mm, derisa kapaciteti i bagazhit është 605 litra, ndërsa me palosjen e ulëseve prapa, ky kapacitet rritet në 1665 litra.

Pamjen e jashtme e bëjnë edhe më atraktive edhe dritat LED si në pjesën e përparme, ashtu edhe në atë të pasme, kjo falë kornizave të bukura nga kromi. Edhe fellnet nga alumini 17 dhe 18 inç, me një dizajn të bukur, e shtojnë edhe më shumë pamjen.

Varësisht nga zgjedhja e pakos së pajisjeve, mund të zgjidhen edhe dorëzat e dyerve me ngjyra të ndryshme, duke përfshirë atë të ngjashme me shasinë si dhe nga alumini. Pasqyrat e jashtme po ashtu me ngjyrë të karrocerisë, janë me rregullim elektronik.

Edhe interieri është tejet tërheqës dhe komod, duke filluar nga ulëset e rehatshme, ku dy të parat janë me rregullim elektronik sipas pozitës. Blerësit mund të zgjedhin mbështjellëse të ulëseve me ngjyra të ndryshme, ndërsa në dispozicion është edhe lëkura. Hapësira e bollshme ka bërë që të përdoren edhe sisteme të ndryshme.

Sistemi i aparaturave përfshinë të gjitha sistemet që i nevojiten një vozitësi për ta pasur një vozitje të rehatshme dhe të sigurt. Ekrani i madh TFT multi-funksional dhe i ndjeshëm në prekje jep të gjitha informacionet e nevojshme për vozitësin, ndërsa tastet për operimin e sistemeve të ndryshme, janë të vendosura në atë mënyrë që vozitësi pa mund të madh ka qasje në to.

Edhe pjesa e argëtimit është mjaft atraktive, pasi audio-sistemi është i teknologjisë së lartë. Xhamat si në pjesën e përparme, ashtu edhe në atë pasme, hapen dhe mbyllën në mënyrë elektronike, klima është automatike si dhe sisteme tjera të ndryshme.

Përveç dizajnit të bukur në eksterier dhe interier, Golf VI Variant ofron edhe motorë tejet të fuqishëm, efikas dhe mjaft ekonomik.

Në ofertë do të gjenden versionet benzinë 1.2 TSI dhe 1.4 TSI si dhe versionet me naftë 1.6 TDI dhe 2.0 TDI. Versioni me benzinë 1.2 TSI ofron 86 kuaj fuqi, derisa versioni me naftë ofron deri në 150 kuaj fuqi.

Sa i përket shpejtësisë, ajo maksimale është 250 km/h, derisa përshpejtimin nga 0 në 100 km/h, e arrin për vetëm 8.6 sekonda.

Kur bëhet fjalë për harxhimet, ato janë tejet të ulëta dhe për 100 kilometra të kaluara versioni me naftë harxhon vetëm 4.2 litra, derisa emetimi i gazrave CO2 është 122 g/km. Ky nivel i ulët i harxhimeve është arritur edhe falë integrimit të sistemit Stop/Start.

Blerësit mund të zgjedhin transmision manual me 6 shpejtësi, por edhe versioni DSG po ashtu me 6 shpejtësi.

Më vonë do të jetë në dispozicion edhe versioni me sistemin e tërheqjes me 4 rrota 4 Motion.

Një vëmendje e madhe i është kushtuar edhe aspektit të sigurisë, ku përveç air-bag-ve të shumtë, 7 sish, aty janë edhe sistemi i frenimit ABS dhe programi i stabilizimit elektronik (ESP), Automatic Post-Collison Vreaking Sistem, dritat e ditës që ndizen automatikisht, etj.

Edhe interieri është tejet tërheqës dhe komod, duke filluar nga ulëset e rehatshme, ku dy të parat janë me rregullim elektronik sipas pozitës.

Sa i përket shpejtësisë, ajo maksimale është 250 km/h, derisa përshpejtimin nga 0 në 100 km/h, e arrin për vetëm 8.6 sekonda.

Kur bëhet fjalë për harxhimet, ato janë tejet të ulëta dhe për 100 kilometra të kaluara versioni me naftë harxhon vetëm 4.2 litra, derisa emetimi i gazrave CO2 është 122 g/km.

Në ofertë do të gjenden versionet benzinë 1.2 TSI dhe 1.4 TSI si dhe versionet me naftë 1.6 TDI dhe 2.0 TDI.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)