Golf VII karavan niset drejt Gjenevës
Gjenevë, 8 mars - Po ju prezantojmë fotografitë e modelit karavan të Golfit VII. Ditë më para kanë rrjedhë disa fotografi të këtij modeli, mirëpo dritat e pasme kanë qenë të mbuluara, andaj nuk dihej sigurt nëse golfi i takonte gjeneratës së re apo asaj më të vjetër.
Sidoqoftë, tashmë është e qartë se, Volkswagen ka vendosur që edhe në modelin e ri karvan të shfrytëzojë dritat të ngjashme me modelet tjera gjermane. Modeli në fotografi i takon versionit kursimtar BlueMotion, të pajisur me motorin TSI.
Motorët në modelin karavan pritet të jenë sikur ato të hatchback ku përfshihen; motori 1.2-litërsh TSI me 85 dhe 105 kuaj fuqi; motori 1.4-litërsh me 122 ose 140 kuaj fuqi; dhe motorët 1.6 dhe 2.0-litërsh dizel me 105 dhe 150 kuaj fuqi.
Të gjitha detajet e këtij modeli do të bëhen të ditura në Panairin e Automobilave në Gjenevë, që do të mbahet këtë javë ku Golfi karavan do të prezantohet krahas Golf GTI, GTD, e-Golf dhe versionin hibrid plug-in.