GM tërheq nga tregu makina të tjera
Detroid, 19 mars - Prodhuesi më i madh i makinave në Shtetet e Bashkuara, General Motors, ka kërkuar heqjen nga qarkullimi të 1,5 milionë makinave të tjera për tu riparuar, duke e çuar numrin e përgjithshëm të makinave që hiqen nga përdorimi gjatë periudhës së fundit një mujore, në mbi 3 milionë.
Përmes një mesazhi në video drejtuar punëtorëve të kompanisë, shefja ekzekutive e GM-it, Mary Barra, u zotua se do ta ndryshojë kulturën e kompanisë dhe se do të trajtohen më me shpejtësi difektet e gjetura tek makinat.
Urdhëri më i fundit për tërheqjen nga tregu të makinave të GM-it jepet për shkak të shqetësimeve lidhur me frenat, rripat e sigurisë dhe jastëkëve të ajrit tek disa modele të kohëve të fundit, përfshirë makinat sportive, mikrobuzët dhe veturat më luksoze, të firmës Kadillak.