24 Dhjetor 2024

GM tërheq nga tregu 200.000 automjete me probleme në ‘airbag’

Detroid, 18 shkurt - General Motors do të tërheqë nga tregu në SHBA dhe Kanada rreth 200.000 vetura të modelit Saab dhe Saturn në mënyrë që të riparojë airbag-ët të prodhuesit japonez Takata.

Ky vendim i GM-së është një pjesë nga tërheqja masive e rreth pesë milionë veturave që u njoftua muajin e kaluar nga ana e rregullatorëve të sigurisë në SHBA.

Airbag-ët e prodhuesit Takata mund të shpërthejnë me një forcë më të madhe nga e zakonshmja duke shpërndarë pjesë të metaltë në drejtim të shoferit dhe pasagjerëve.

Nga aksidente të kësaj natyre, deri më sot kanë humbur jetën dhjetë persona ndërsa 139 janë plagosur.

Tërheqja ka të bëje për modelet Saab viti 2003 – 2011, Saab 9-5 viti 2010 – 2011 dhe Saturn Astra viti 2008 – 2009.

Lidhur me terminin për zëvendësimin e airbag-ut, pronarët e automjeteve do të njoftohen, kanë njoftuar nga General Motors.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)