GM tërheq automjete, shkak problemet me timonin hidraulik
Uashington, 3 mars - Kompania automobilistike amerikane Xheneral Motors GM do të tërheq 1.3 milionë automjete në Amerikën Veriore në servis të jashtëzakonshëm për shkak të problemeve të mundshme me timonin hidraulik.
Probleme të mundshme janë konstatuar te 1.3 milionë automjete të kompanive-simotra të GM, Shevrolet dhe Pontiak.
Deri tani në GM përballen me rreth 1.100 ekzemplarë ku automobilit tërësisht i kanë dështuar mekanizmat e timonit hidraulik. Me këtë difekt, gjatë hetimit, ndërlidhen 14 aksidente automobilistike në të cilat rëndë është lënduar një person.