GM pushon përkohësisht 1200 punonjës amerikanë dhe kanadezë
Detroid, 24 shtator - Mbi 1200 punonjës të "General Motors"-it në ShBA dhe Kanada janë pushuar përkohësisht nga puna qysh nga e hëna, teksa greva e Bashkimit të Punonjësve të Automobilave (UAW) hyri në javën e dytë.
Shkurtimet e fundit përfshijnë afro 500 punonjës me pagesë për orë në Ohajo dhe afro 700 në Kanada.
Greva e sindikatës UAW kundër kompanisë së njohur prodhuese të automjeteve, që ka hyrë në ditën e tetë, ka zhvendosur përkohësisht mbi 3 700 punonjës josindikalistë të GM-së.
Aksionet e GM-së janë ulur 4% qysh nga 13 shtatori, e premtja para fillimit të kësaj greve.