23 Dhjetor 2024

GM do të ngrijë licencën për Saab

Detroid, 9 nëntor - Koncerni amerikan General Motors nuk do të lejojë kompanitë kineze, që blejnë ish filialet e GM - në rastin konkret prodhuesin suedez të automobilave Saab - të shfrytëzojnë teknologjitë e tij.

Saab u ble në vitin 1990 nga koncerni General Motors, i cili në vitin 2010 ia shiti atë kompanisë suedeze Spyker Cars.

Në deklaratën e GM thuhet se koncerni do të ngrijë të gjitha licencat ekzistuese të teknologjive dhe do të pezullojë furnizimin e pjesëve të këmbimit si rezultat i shpalljes së ndryshimit të pronësisë, pasi kjo nuk është aspak në interes të GM.

Më parë u njoftua se kompanitë kineze planifikojnë të investojnë në Saab më shumë se 2 miliardë euro, gjë kjo që do tu lejojë prodhuesve të dalin në nivelin fitimprurës që në vitin 2014.

Vendimi i marrë nga GM do të komplikojë përfundimin e marrëveshjes për shitjen e Saab, e cila duhet të miratohet nga qeveritë e Kinës dhe Suedisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)