25 Dhjetor 2024

Gjilani fillon me implementimin e projektit "Gjilani Riciklon"

Gjilan, 28 gusht - Gjatë një takimi të përbashkët me drejtorët e shkollave fillore dhe të mesme të Komunës së Gjilanit, Green Art Center – Prishtina, prezantoi planin për implementimin e projektit “Gjilani Riciklon”.

Ky projekt, i përkrahur nga Kuvendi Komunal i Gjilanit dhe projekti për Shërbime të Qëndrueshme Komunale pranë GIZ, do të implementohet nga GAC, me qëllim që të themelojë “klubet e gjelbra” në shkollat e Gjilanit, si dhe të shtrijë rrjetin EcoFriend, përkatësisht të ndërlidhë përpunuesit e mbeturinave të riciklueshme me procesin, me qëllim që të stimulohet ricilimi, ndarja e mbeturinave dhe njëherësh të gjenerohen të hyra për “klubet e gjelbra”, me qëllim të financimit të aktiviteteve të këtyre klubeve.

Të pranishëm në prezantimin e projektit ishin edhe Kryetari i komunës së Gjilanit, z. Lutfi Haziri, drejtori i arsimit i komunës së Gjilanit, z. Nazmi Musa, drejtori i zhvillimit ekonomik, z. Agim Zuzaku dhe drejtori i Shërbimeve publike z. Naser Korça. Në kuadër të këtij projekti, qyteti i Gjilanit ka përfituar edhe infrastrukturë për ndarjen e mbeturinave, përkatësisht kosha dhe konteiner të shenjëzuar.

Kryetari Haziri dhe drejtoratet respektive do të angazhohen që bashkëpunimi me GAC të jetë i suksesshëm, si dhe të bashkëhartojnë edhe projekte të tjera në të ardhmen.

Ky projekt është i rëndësishëm për qytetarët e Gjilanit, meqë do të sjellë zhvillime në fushën e menaxhimit të mbeturinave në gjilan, njëherësh do të pasurojë kalendarin e aktiviteteve të gjilanit me nisma të shumta mjedisore. Nga tash e tutje, nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme në Gjilan do të kenë mundësinë të implementojnë aktivitete të shumta mjedisore, të cilat padyshim do të ndikojnë në ngritjen e cilësisë të jetesës në Gjilan.

“Green Art Center – Prishtina (GAC) do të angazhohet që Gjilani të jetë njëqytet edhe më I pastërt, por mbi të gjitha do të angazhohemi që së bashku me Komunën e Gjilanit të sjellim projekte dhe investime të cilat do të përmirësojnë jetesën në këtë qytet” tha Drejtoresha e GAC, znj. Merlina Beu – Muçaj.

Përderisa, z. Driton Vatovci, përfaqësues i GIZ në Gjilan, tha se”GIZ do të vazhdojë të kpntribuojë në përmirësimin e gjendjes mjedisore në Gjilan”.

Green Art Center – Prishtina (GAC), ka hapur zyret e saja në Gjilan muajin që lëmë pas. Ajo gjatë aktiviteteve të saja në këtë komunë do të angazhoj të rinjë të cilët do të avokojnë qështjet mjedisore në këtë qytet.

Nisma të tilla do të stimulojnë klubet e gjelbra të jenë aktiv në këtë qytet. Klubet e Gjelbëra janë grupe vullnetarësh të krijuara, rivitalizuara dhe mbështetura nga Green Art Center – Prishtina (GAC) në institucionet shkollore në Kosovë, të cilat kryesisht ndërmarrin aktivitete dhe nisma në të mirë të mjedisit në shkollat e tyre.

Aktivitet e tyre shërbejnë pasurimin e shkollave të tyre me hapësira të gjelbëra, pasurimin e hapësirave të tyre me infrastrukturë mbështetëse (karrige, tavolina, etj.), ngritjen e kapaciteteve për nxënësit në trajtimin e mjedisit dhe mbi të gjitha organizimin e aktiviteteve profesionale, artistike dhe punëtorive të ndryshme të cilat shërbejnë në ngritjen e vetëdijes qytetare për problematika mjedisore dhe aktivizëm qytetar.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)