22 Dhjetor 2024

Gjermanët, park industrial në Shëngjin

Tiranë, 25 korrik - Kompania gjermane “ATX International Tirana” do të ndërtojë me koncension parkun industrial të Shëngjinit. Kontrata për ndërtimin e këtij parku dhe shfrytëzimin për 35 vjet është nënshkruar në ministrinë e ekonomisë nga ministri Dritan Prifti dhe Robert Goldman përfaqësues i kompanisë ndërtuese.

“Është një marrëveshje e cila parashikon rreth 17 milionë euro investime në vilën e këtij parku industrial dhe kësaj zone ekonomike. Një periudhë funksioni koncensionare 35 vjet. Atje parashikohen të bëhen disa investime, që ke magazinimet deri tek thithja e investitorëve për prodhime të teknologjive të larta” tha Prifti.

“Zbatimi i kësaj konktrate konçensionare do të nxisë punësimin, zhvillimin afatgjatë dhe do të tërheqë investitorët në këtë rajon. “Ky projekt është i rëndësishëm jo vetëm për zhvillimin e pjesës veriore të Shqipërisë, por është i një rëndësie të veçantë edhe për bashkëpunimin në fushën e zhvillimit të vendeve të rajonit, Shqipëri, Maqedoni, Kosovë” tha Goldman.

Ministri Prifti garantoi kompaninë se qeverinë shqiptare do të jetë një partner të sigurt dhe serioz, për t’i mbështetur ata në iniciativën investuese në Shqipëri.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)