Gjermanët ndihmojnë në procesin e riorganizimit të Trepçës
Prishtinë, 5 prill - Në vazhdën e bashkëpunimit në mes të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP) dhe Ministrisë Federale Gjermane të Financave, të arritur në bazë të marrëveshjes për bashkëpunim dhe ndihmë në procesin e riorganizimit të Ndërmarrjes Shoqërorë Trepça, Ministria Federale e Financave ka angazhuar njё ekip ekspertёsh pёr ndihmё teknike nё procesin e riorganizimit tё Trepçës.
Nё kuadër tё kësaj marrëveshjeje, nё Kosovё po qëndron një delegacion i shtetit Gjerman nё pёrbёrje tё ekspertёve: Prof. Dr. Ing. Kujumcu, CEO LMBV, Ralf Janus, Drejtori i Bevecon (Ish Drejtori i Agjencisë Gjermane të Privatizimit), Dr. Friedrich C Benthaus, LMBV (nё cilёsinё e ekspertit tё xehtarisë) dhe Prof. Dr. Frank Riesbeck, Profesor në Universitetin Humboldt (në cilësinë e ekspertit mjedisor).
Ekip Gjerman i Ekspertëve i udhëhequr nga Frank Wogan zyrtar i lartё nё Ministrinё Federale Gjermane tё Financave ka marrë pjesë në një tryezë të organizuar dhe të mbajtur sot në AKP ku ka mbajtur prezantimin me temë Modeli LMBV, si model bazё i cili do tё mund tё kontribuonte nё zgjidhjen e çështjes mjedisore dhe njёkohёsisht problemit social të Trepçës, duke pasur parasysh se Trepça ka trashëguar mbi 60 milionë tonë mbetje nga prodhimi nё 85 vitet e fundit, si dhe duke marrё parasysh se Trepca ka mё se 3000 ish tё punësuar, tё cilёt janë me njё status tё pavolitshёm dhe jo tё zgjidhur definitivisht - si tё pensionuar tё parakohshëm dhe stipendistё.
Nga pjesëmarrёsit nё tryezё, ky prezantim u vlerësua si njё opsion i cili do tё mund tё ofronte zgjidhje pёr problemin mjedisor dhe social tё Trepçёs.
Nё kёtё prezantim nё AKP, përveç Menaxhmentit tё AKP, anёtarёve tё Bordit tё Drejtorёve tё AKP, Menaxhmentit tё Trepçёs si tërësi, gjithashtu kanё qenё tё ftuar edhe pёrfaqёsuesit e institucioneve tё cilat janë dhe do tё jenё tё involvuara me çështjet nё fjalё, siç janë: pёrfaqёsues tё MPMS, MZHE, MAPH, pёrfaqёsues tё Ambasadave Gjermane dhe Amerikane, etj.
ashkёpunimi mes Ministrisë Federale Gjermane të Financave dhe Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP) ёshtё arritur fal angazhimit tё Menaxhmentit të AKP-së dhe Njёsisё sё Trepçёs nё kuadër tё AKP, dhe ky bashkëpunim pritet qё nё tё ardhmen tё thellohet edhe mё tej dhe shpresohet tё kalojё nga niveli i asistencës teknike nё asistencё edhe financiare.
Agjencia Kosovare e Privatizimit ёshtё duke punuar nё hartimin e Planit tё Riorganizimit tё Trepçёs, ndërsa ekspertizat e këtilla si ajo e prezantuar sot nё AKP do tё jenё njё ndihmesё e madhe pёr gjetjen e njё modeli tё pёrshtatshёm dhe aplikueshëm nё Kosovё, e nё rastin e veçantё nё Trepçё.