Gjenerata e re e Opel Astra vjen më 2015
Franfkurt, 25 shtator - Opel-i gjeneratën aktuale të Astra-s e ka prezantuar më 2009, derisa gjenerata e re pritet të prezantohet më 2015.
Opel me Astra-n e re do ti përgjigjet modeleve të reja nga segmenti C, si Golf VII, Peugeot 308 II dhe Mazda3.
Përveç pamjes më moderne, Astra do të dallohet edhe me platformë të përmirësuar, peshë më të vogël, distancën më të madhe mes boshteve dhe interierit të gjithanshëm.
Së pari do të paraqitet Astra Hatchback me 5 dyer dhe më pas edhe variantet e tjera. Sipas revistës gjermane Auto Bild, Astra e re do të startoj me çmimin rreth 15 mijë dollarë.
Po ashtu, gjermanët paralajmërojnë edhe SUV-in e ri nga Opel, i cili pritet të quhet Activa. Opel Activa para se gjithash pritet ti bëj konkurrencë gjeneratës së re të Volkswagen Tiguan.