25 Dhjetor 2024

Gjenerata e dytë e Audi Q5 del në treg në fund të vitit 2016

Frankfurt, 4 prill - Gjenerata e dytë e modelit SUV të Audi Q5, sipas planeve do të duhej të paraqitej në treg deri në fund të vitit 2016.

Siç raporton “Auto Express”, i riu Q5 do të jetë më i lehtë sesa modeli aktual për afro 100 kilogram.

Sipas informacioneve më të reja që i transmeton revista britanike, besohet se Q5 i ri do të funksionoi në platformën e Volkswagen MLB, të cilin në të ardhmen do ta shfrytëzojnë edhe modele tjera të Audi, duke filluar nga A4 e deri të Q7.

Pritet që inxhinierët e Audi, ta lehtësojnë Q5 për afro 100 kilogram për dallim nga modeli aktual që është në treg.

Por blerësit do të mund të shijojnë shumë inovacione teknologjike, të cilat prodhuesi gjerman planifikon ti fus edhe në gjeneratën e dytë të Q7. Në mesin e këtyre ndryshimeve janë dritat Matrix LED, të cilat për herë të parë janë për

dorur në Audi A8. Ndërkaq kabina e shoferit do të jetë e rifreskuar sipas dizajnit të gjeneratës së re të Audi TT, dhe në vend të instrument tabelës klasike, ajo do të ketë një monitor digjital.

Kur flasim për fuqinë motorike, dihet se kjo veturë do të jetë e disponueshme në dy versione, atë me katër cilindra me benzinë dhe atë me naftë të kombinuar me hibrid (Plug-In Hybrid).

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)