Gjendet një burim i pasur i gazit në Bullgari
Sofje, 30 korrik - Kompania britanike Melrouz risorsiz lajmëroi se ka zbuluar një burim të madh të gazit natyror në Bullgari.
Ministri bullgar i Ekonomisë deklaroi se burimi i gazit posedon mbi tre miliardë metra kub gaz, që garanton 20 për qind të nevojave të vendit për karburantin e kaltër gjatë gjashtë viteve të ardhshme, lajmëron Bi-Bi-Si-ja.
Përfaqësuesi i kompanisë britanike Dejvid Arçer tha se gazi nga burimi i ri do të fillojë të mbërrijë deri te shfrytëzuesit që gjatë kësaj vjeshte. Ai shton se investimi për zbulimin e burimit arrin mbi 310 milionë dollarë.