Gjendet gaz natyror në brigjet e Gazas
Gaza, 25 shkurt - Një fushë e gazit natyror është zbuluar në brigjet e Rripit të Gazës, ka bërë të ditur të martën një zyrtar i lëvizjes Hamas.
Peshkatarët kishin vërejtur javën e kaluar fluska që vinin nga thellësia e ujit rreth 300 metra larg bregut të detit, tha Salem Salama, një anëtar i komitetit për ekonomi të parlamentit që dominohet nga Hamasi.
Menjëherë pas këtij zbulimi, ekspertët dhe inxhinierët kanë vizituar këtë vend, e kanë kontrolluar dhe kanë gjetur se është një fushë e gazit natyror, iu tha gazetarëve Salama.
Qeveria e Rripit të Gazës është duke e diskutuar mundësinë që të ftojë kompani të huaja për ti ndihmuar në shndërrimin e këtij burimi në fushë prodhimi.
Është e drejtë e jona që ta përdorim këtë burim natyror, dhe atë pa asnjë interferencë nga jashtë tha Salama.
Rripi i Gazës vuan nga reduktime të ashpra energjetike, si për naftë ashtu edhe për gazë natyror, që përdoret në amvisëri.